DYLON

Policia ka shqiptuar 100 gjoba në bazë të ligjit të pandemisë COVID-19

Policia ka shqiptuar 100 gjoba në bazë të ligjit të pandemisë COVID-19
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 100 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin  e përhapjes së  Covid-19.

“Policia e Kosovës me institucionet relevante në gjithë vendin ende po punojnë për implementimin e ligjit anti-Covid 19 dhe  respektimin e masave për parandalim. Qëllimi kryesor i punës së përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë por edhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve tanë në periudhën nëpër të cilën po kalojmë”, është thënë në një njoftim të policisë.

EkoHigjiena

Përndryshe, deri më tani numri total i rasteve pozitive është 107,466 raste nga 621,386 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,244 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 147 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,711raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.511. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.