Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestohen dy të dyshuar për një rast: “shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” që kishte ndodhur javë më parë në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku sipas raportimit të mëhershëm, persona te panjohur kishin ndezur me benzinë veturën e llojit Golf III, ngjyre e kaltër, me targa 06, pronë e ankuesit, po nga ky fshat.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pas një pune hetimore operative mirë të organizuar, njësitet e hetimeve te stacionit policor te Gjilanit kanë arrestuar të dyshuarit B. S.(1983), si i dyshuari kryesor, i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe janë gjet prova të qëndrueshme se ai e ka kryer këtë vepre ne tersi, i ndihmuar nga i dyshuari tjetër E.K., (1998), i cili po ashtu është arrestuar.
Zëdhënësi Hashani tha se të dyshuarit me vendim te prokurorit ndalohen në mbajtje për 48 orë në qendrën e ndalimit.
Për momentin motivet e këtij rasti janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve stacioni Policor i Gjilanit. /2LONLINE.com/