+1 mijë e 225 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë COVID-19

+1 mijë e 225 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë COVID-19

Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19. Edhe 24 orët e fundit nuk kanë kaluar pa to, sepse janë plotë 1 mijë 225 të tilla që iu janë shqiptuar qytetarëve që kanë ra ndesh me këtë ligj, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 688 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 2 aksidente trafiku me fatalitet, 27 aksidente me të lënduar dhe 35 aksidente tjera me dëme materiale

Janë arrestuar edhe 16 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE