/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje ndërsa është në kërkim të të dyshuarit të tretë, që besohet se është pjesë e grupit. Tek dy të dyshuarit janë gjetur në posedim edhe substanca narkotike dhe se ata janë ndalur në qendrën e mbajtjes për 48 orë, derisa policia është në kërkim për ta prangosur edhe personin e tretë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka sqaruar fillimisht për Portalin 2L ONLINE, se vjedhja ishte kryer në një shtëpi, ku ankuesja kishte bërë të ditur se persona të panjohur përmes një dritareje të katit përdhesë kishin depërtuar në shtëpinë e saj me ç’rast kanë vjedhur, para të gatshme në vlerë prej 530 €, një telefon celularë të markës Iphone 6 si dhe
një Llap-Top të markës ,,Macbook air-aple’.
Zëdhënësi Hashani, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, njësia e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit përmes rrugëve operative kanë pas dyshime të bazuara për të dyshimtit e mundshëm të kësaj vepre penale dhe shpejtë i kanë lokalizuar të dyshimtit.
“Nga ana e hetuesve policor janë arrestuar dy të dyshuar, që të dy shqiptar shtetas të Kosovës. Personi i tretë i njohur për policinë që besohet të jetë i involvuar në këtë vepër penale për momentin ka arrit që të shmanget dhe është në kërkim” ka thënë Hashani.
Ai ka bërë të ditur edhe se për dy të arrestuarit është inicuar edhe rasti, posedim i substancave narkotike, nga ana e policia së Kosovës njësitet anti drogë që veprojnë në Gjilan, pasi që gjatë kontrollit u është gjet një sasi e substancës së dyshuar narkotike.
“Po ashtu te personat e dyshuar janë gjetur dëshmi të cilat dyshohet se janë vjedhur në shtëpinë e ankueses. Sendet e vjedhura dhe të sekuestruara nga ana e policisë i kthehen pronarit legjitim. Pasi që dyshohet se të dyshuarit e arrestuar kanë pasur dijeni ose kanë marrë pjesë në vjedhje si grup me qëllim të përfitimit material, të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjila
Rasti nën hetime. /2L ONLINE/