Policia franceze ka arrestuar 16 persona të dyshuar për grabitjen që iu bë Kim Kardashianit në Paris, pasi në bizhuteritë e vjedhura u gjetën gjurmë ADN-je. Pesë burra të maskuar i grabitën 36-vjeçares bizhuteri me vlerë rreth 9 milionë euro. Sipas “RTL”, atentatorët, të maskuar si oficerë policie, kishin ikur nga skena e ngjarjes më këmbë dhe me biçikleta.