Policia e Kosovës nga rajoni i Gjilanit që vepron në komunën e Vitisë ka arrestuar një person të dyshuar për një sulm fizik ndaj një personi tjetër, bëhet e ditur përmes raportit javor të kësaj policie.
Njoftohet se arrestimi ka ndodhur pasi që ankohet personi për ngjarjen në fjalë, kurse thuhet se i njejti të ketë raportuar në polici se sulmit fizik ndaj tij, i ka parapri një mos marrëveshje në trafik që kishte me të dyshuarin.
Ai ka deklaruar në polici se është goditur me grushta fytyrës, kurse policia konfirmon se të permendurit janë shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës.
Njoftohet se pas arrestimit, i dyshuari edhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
E, me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë, kurse rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.