DYLON

Kastrati takohet me kryetarët e komunave të Rajonit të Lindjes dhe me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal

Kastrati takohet me kryetarët e komunave të Rajonit të Lindjes dhe me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, sot është takuar me kryetarët e komunave të Rajonit të Lindjes dhe Agjencinë e Zhvillimit Rajonal, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga COVID-19 në rajonin tonë.

Gjatë takimit të gjithë kryetarët ndanë përvojat dhe gjendjen aktuale të secilit qytet që ata qeverisin.

I pari i komunës Qëndron Kastrati, tha se gjatë takimit ka njoftuar kryetarët për gjendjen aktuale të virusit SARS-CoV-2 në Kamenicë, dhe se të gjithë bashkë duke bashkëpunuar mund të parandalojmë më lehtë përhapjen e këtij virusi.

EkoHigjiena

“Me kryetarët e komunave të Rajonit Lindje dhe Agjencinë e Zhvillimit Rajonal, diskutuam rreth situatës së pandemisë COVID-19 në këtë rajon. I njoftova me gjendjen aktuale të virusit SARS- CoV-2 në Kamenicë dhe fatmirësisht tani kemi vetëm dy raste aktive dhe një prej tyre është drejt shërimit. Kjo pandemi që është përhapur në gjithë botën nuk njeh ndarje komunale, etnike e fetare, prandaj bashkëpunimi i secilit prej nesh e bën luftën më të lehtë në parandalimin e saj”, tha Kastrati.

Ndryshe deri më sot numri i përgjithshëm i të infektuarve në Komunën e Kamenicës ka arritur në 41, kurse janë shëruar plotësisht 39 persona, një person është drejt shërimit dhe një rast është akoma aktiv.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.