Policia apelon te gastronomët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Kosovës.
“Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, përveç ditëve të premte dhe të shtune për të cilën lejohet zgjatja e orarit për një orë, nga ora 05:00 deri në orën 00:00”.
Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në deri në 50% e kapacitetit të hapësirës.
Në hapësirat e hapura shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës.
Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, përveç ditëve e premte dhe e shtune për të cilën lejohet zgjatja e orarit për një orë, nga ora 05:00 deri në orën 00:00.
Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.
Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë, në rast se tavolinat janë me të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është që të shfrytëzohet hapësira duke respektuar kufizimin prej pesë (5) persona në 10 m2.
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët dhe pronarët e lokaleve të gastronomisë që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Kosovës , ne Policia e Kosovës(PK) dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore. /2LONLINE.com/