DYLON

FSK dhe Policia e Kosovës trajnohen në “Taktika me Njësi të Vogla”

FSK dhe Policia e Kosovës trajnohen në “Taktika me Njësi të Vogla”
Avatar photo Redaksia

Komanda e Forcave Tokësore në Istog, ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla” i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane.

Përveç pjesëtarëve të Komandës së Forcave Tokësore, pjesë e këtij trajnimi ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ku së bashku treguan përkushtim, disiplinë dhe gatishmëri të lartë për të operuar si pjesë e ekipit në të gjitha rastet kur kërkohet angazhimi i tyre.

EkoHigjiena

Në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave që u mbajt sot në Istog, morën pjese Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Hysen Dreshaj si dhe përfaqësues nga Regjimenti i parë i KFT-së dhe të Policisë së Kosovës.

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe gatishmërisë fizike të pjesëtarëve , Forca e Sigurisë së Kosovës organizon trajnime të tilla sfiduese që pjesëtarët të jenë sa më të përgatitur fizikisht dhe profesionalisht për realizimin e detyrave në kuadër të njësive të tyre, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.