• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Kamenicë
  3. Policia: Mos iu jepni para fëmijëve lypsarë, dhënia e lëmoshës është më tepër goditje se sa ndihmë për ta
Kamenicë Policia

Policia: Mos iu jepni para fëmijëve lypsarë, dhënia e lëmoshës është më tepër goditje se sa ndihmë për ta

by Redaksia 2LONLINE 16 Korrik, 2021 3 min read
 Policia: Mos iu jepni para fëmijëve lypsarë, dhënia e lëmoshës është më tepër goditje se sa ndihmë për ta

Autoritetet policore të rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se Policia e Kosovës në Kamenicë ka nis me fushatën vetëdijësuese që të mos u jepen para fëmijëve lypsarë, ndërkohë që do t’i identifikojmë dhe t’u ndihmojmë fëmijëve kundër shfrytëzimit  të tyre në kërkim lëmoshë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Stacioni Policorë në Kamenicë, njësitet “Policia në Komunitet”  kanë  filluar fushatën për vetëdijesimin e popullatës që të mos u jepen para fëmijëve lypsarë. 

“Sot më 16 korrik 2021, në qytetin e Kamenicës, nga njësitet policore të “Policisë në Komunitet”   janë shpërndarë  fletushka informuese me qëllim që qytetarët  të kenë të qartë fushatën kundër shfrytëzimit  të fëmijëve në kërkim lëmoshë”, ka thënë Hashani.

Ai tha se Jo rrallë janë identifikuar fëmijë që pa vullnetin e tyre gjenden në rrugë tërë ditë duke kërkuar lëmoshë në këto temperatura të larta.

“Policia e Kosovës po bënë që është e mundur që tu gjenden prindërit këtyre fëmijëve dhe ata të largohen nga rruga dhe ti kthehen shkollimit.  Dhënia e lëmoshës është më tepër goditje se sa ndihmë  për ta, andaj apelohet që mos tu epen para sepse kjo ndikon që ata të mos të qëndrojnë në rrugë”,  ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, fletushkat informuese janë shpërndarë nëpër sheshe, biznese dhe kalimtarëve të rastit.

“Qytetarëve  nga ana e oficerëve të Policisë së Kosovës iu është bërë i ditur qëllimi i kësaj fushate që pikërisht është në të mirën e këtyre fëmijëve”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2LONLINE.com/

Tags: aktuale fëmijëve lypsarë Ismet Hashani lëmoshë lëmoshëkërkues Policia Policisë në Komunitet
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

25 Maj, 2022

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

25 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë në automjet

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com