Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se për procesin zgjedhor janë angazhuar numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policor.
Sipas tij, janë zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës.
“Sipas planit policor mund të themi se janë angazhuar zyrtar policor në numër të mjaftueshëm, nga njësitet e ndryshme policore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në aspektin e sigurisë”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.