Banorët e Pogragjës janë lodhur nga kjo rutinë e ndërrimit të pushteteve dhe emrave në qeverisjen komunale pa ndryshime konkrete në komunitet.
Ata duan ndryshim rrënjësor në qeverisjen komunale. Duan program konkret qeverisës, pasi janë lodhur me premtime boshe.
Në një takim tepër frytdhënës, banorët patën rastin të dëgjojnë programin e LV-së nga kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, dhe të diskutojnë pikat konkrete dhe investimet që do të bëhen në fshat.
Banorët u zotuan për përkrahje të programit të Lëvizjes me kryetarin Sami Kurteshi, ndërsa përkrahje premtuan për kandidaten për Kuvend komunal Krenare Latifi – Kçiku, thuhet në komunikatën e Vetëvnedosjes.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje