AAK: Mobilizohet Përlepnica

AAK: Mobilizohet Përlepnica

Përlepnica vlerëson se 22 tetori është fillimi i ndryshimit për Gjilanin. Të bindur në triumfin e kandidatit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu, përlepnicasit presin tjetërsim të imazhit të komunës së Gjilanit.

Kandidati i AAK-s për të parin e Gjilanit, Rexhep Kadriu, falënderoi bashkëvendësit e tij të Përlepnicës për angazhim e deritanishëm dhe ftoi për mobilizim përgjithshëm për datën e ndryshimit për Gjilanin.

“Është fyerje për qytetarët nëse në këtë fushatë flasim për kanalizim, ujë, rrugë. Këto janë punë përmes të cilave askush nuk guxon me përfitua, sepse këto probleme pas 22 tetorit nuk do të jenë tema që diskutohen”, tha Rexhep Kadriu.

Ai tha se të qenit pjesë e institucioneve lokale në bashkëqeverisje, kemi dëshmuar se ekziston mundësia që Gjilani të orientohet kah zhvillimi.

“Për herë të parë qytetarët e kanë pasur mundësinë që për çdo problem të tyre të priten nga dikush me përgjegjësi në komunë, pa bërë kërkesa për takime dhe pa pasur nevojë për pritje. Ne iu kemi ofrua zgjidhje, më e pakta që është bë, i kemi vizituar”, shtoi Kadriu.

AAK është projekti i ndryshimit, sepse është subjekti garues që ka listën më të përgatitur. “Pas 22 tetorit, nuk ka me pas ambulantë që punojnë veç deri ora 20:00, sepse sëmundjet punojnë edhe natën, e për të qen i shëndetshëm qytetari, ne do të kujdesemi për ambientin, ndërsa ambienti është i pastër veç atëherë kur në trafik kemi pakë makina, porse makinave iu duhen rrugë, ne kemi projekte edhe për këtë”, përfundoi Rexhep Kadriu.


E sponsorizuar nga AAK

KOMENTE