Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi “Pelicano” ka njoftuar se poetit nga Kosova, Fahredin Shehu ia ka botuar në Itali librin me poezi “Eliksir”.
Parathënien dhe përkthimin e librit e ka bërë mbesa e shkrimtarit të madh Kolë Jakova, Valbona Jakova e cila jeton në Itali.
Libri ka kaluar nëpër duar mjeshtror të poetes Italiane Valeria Raimondi, Poetit Antonino Caponnetto, njofton Drejtoresha e Asociacionit për Kulture Pelicano, Zj. Stefania Battistella. Asociacioni në fjalë ëshët themeluar nga bardi I poezisë Italiane z. Beppe Costa, i cili ndër të tjera shkruan: kemi botuar, pa mjete të mëdha, më shumë se 400 autorë. Disa si (Montalban, Arrabal, Bachelard, Gunder Frank, Sorel, Halimi, Rendón, Popescu, tani edhe Fahredin Shehu) më shumë se i njohur në të gjithë botën.
Valbona me Jakova së bashku me Antonino Caponnetto janë kujdesur për gjerdan vargjesh…përfundon Beppe Costa
Valbona Jakova në parathënien e saj shkruan: Poezia e Fahredin Shehut ēshtē njē gērshetim i pasur me tema tē ndryshme tē cilat merren nga jeta e pērditshme pēr t’u rrēnjosur nē dimensionin shpirtēror tē njeriut, nē humanitetin e tij: nē atē pjesē njerēzore tē atyre personave qē jetojnē dhe veprojnē nē vargje por pasi asnjēherē nuk thirren nē emēr pēr njē zgjedhje stilistike tē tij, zēvēndēsohen me pēremra, rrallē herē me pseudonime, njēsoj sikur tē ishin prani qē duhet tē perceptohen nēpērmjet intuitēs, tē dukshēm e megjithatē tē fshehur nē formēn strukturore tē poezisē.
Dhe, “ēshtē gjithashtu rasti tē shtojmē edhe informime tē tjera, nē mēnyrē qē tē kuptojmē se nga cilat vuajtje lind poezia e Fahredin Shehut, dhe çfarē arritje tē madhe pērfaqēson ajo pēr atē e pēr ne tē gjithē. Po, ēshtē rasti tē kujtojmē, jo vetēm per ne, qē poeti ynē e ka jetuar fēmijērinē dhe rininē nē njē situatē politike e shoqērore tē njē tensioni tē ndehur, nē njē klimē intolerante dhe dhune tē vazhdueshme”.
Libri me ISBN 978-88-99615-36-9 ka 90 faqe.