DYLON

Labinotë Demi–Murtezi dhe Amir Ahmeti pjesë e listës së AKR-së për deputetë

Labinotë Demi–Murtezi dhe Amir Ahmeti pjesë e listës së AKR-së për deputetë
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në zyrat e AKR-së Labinotë Demi–Murtezin si dhe Amir Ahmetin, kryetar i Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim, më të cilët ka nënshkruar një marrëveshje për t’iu bashkuar listës për deputetë të Aleancës Kosova e Re për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2017.

Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti, do të jenë pjesë e grupit parlamentar të AKR-së në Kuvendin e Kosovës, bashkë me partnerin e AKR-së LDK-në dhe të tjerët. Për palët e nënshkruara lider i kësaj liste është Behgjet Pacolli. Palët janë zotuar se do të respektojnë parimet bazë të kartave ndërkombëtare të drejtave të njeriut, të cilat janë edhe të inkorporuara në Kushtetutën e Kosovës.

EkoHigjiena

Ndryshe Indeksonline gjatë ditës së djeshme ka raportuar për aderimin në fjalë në Aleancën Kosova e Re.

BURIMI: Indeksonline

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.