(2L ONLINE) – Zyra për informim nga komuna e Gjilanit bënë të ditur se po vazhdon zhvendosja e invertarit dhe stafit nga Zyra e Kryetarit e nisur para dy ditësh, ndërsa do të vendosen në objektin e ish-gjykatës. Ky objekt do të bartet në përgjegjësi tek Zyra për Trashëgimi Kulturore, ku Drejtoria për Kulturë do të jetë bartëse e programit dhe po ashtu një organizatë me prestigj të madh siç është Trashëgimia pa Kufij që është partnere në themelimin e Muzeut të qytetit të Gjilanit.
Lëshimi për muze i objektit që ishte seli e deritanishme e kryetarit të Komunës, ka qenë premtim fushate i kryetarit të komunës Lutfi Haziri, i cili ka thënë se të gjitha premtimet që i ka bërë gjatë fushatës elektorale do t’i realizojë me përpikëri.
Sipas tij, në periudhën gjashtë mujore të qeverisjes Haziri, janë realizuar një mori premtimesh të cilat ua kanë bërë jetën me të mirë qytetarëve gjilanas. /2L ONLINE/