Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe nënkryetari Hasan Aliu, kanë vizituar sot objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku janë duke u zhvilluar punimet në renovimin e këtij objekti që do të shëndrrohet në inkubator biznesi.
Ky projekt po bëhet me bashkëfinancim të komunës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. /2LONLINE/