Në vazhdën e projekteve për hapjen e kanaleve bujqësore, kanë filluar punimet në realizimin e projektit për eliminimin e defekteve në kanalin, që ndodhet në hyrje të fshatit Skifteraj.
Kryetari Haliti, gjatë inspektimit të punimeve të këtij projekti, ka thënë se ky projeksion ka qenë në agjendën e punimeve që do të kryhen brenda këtij viti kalendarik.
Me këtë do të pamundësohen vërshimet në këtë pjesë, por njiherit u bëjë thirrje banorëve të kësaj zone që të jenë më të vëmendshëm në hedhjen e mbeturinave për skaj këtij kanali.