DYLON

Bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në 20-vjetorin e çlirimit të Kamenicës

Bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në 20-vjetorin e çlirimit të Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Në ditën e çlirimit të Kamenicës, kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati bashkë me kryetarin e OVL-UÇK-së Milam Limoni, kryesuesin e Kuvendit Komunal Albert Sermaxhaj e një pjesë të kabinetit, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Kastrati tha se Kamenica ka përjetuar para 20 viteve ndjenjën më të mirë, atë të çlirimit.

Sipas tij, asnjëherë nuk duhet harruar sakrificën e të gjithë atyre që kontribouan e dhanë jetën për lirinë që sot e gëzojmë.

EkoHigjiena

“Duhet të angazhohemi maksimalisht që të punojmë për ndërtimin e zhvillimin e Kosovës. Urime 20 vjetorin e çlirimit!”, tha kreu i komunës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.