Komuna e Kamenicës ka filluar punën në rregullimin dhe shtrimin e rrugë në fshatin Vriçec. Kjo rrugë ka qenë kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve por edhe nevojë e menjëhershme për rregullim.
Rruga në fjalë përshkon një gjatësi prej 800 metrash e cila do të rregullohet, me gjerësi prej 5 metrash, njofton komuna e Kamenicës. /2LONLINE/