Drejtues të komunës së Vitisë thanë se kjo komunë po vazhdon në krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive edhe në fshatrat e saj.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka parë nga afër punimet që po bëhen në rregullimin e fushës sportive në fshatin Lubishtë të Vitisë, konkretisht në hapësirën e shkollës së mesme fillore të ulët “Dëshmorët e Lubishtës”. /2LONLINE.com/