DYLON

Flasin edhe lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Flasin edhe lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka pritu në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ky është postimi i plotë në facebook i ministrit Gent Cakaj:

Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi!

EkoHigjiena

Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare.

Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.