Policia në 24 orë: 903 gjoba trafiku dhe 726 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia në 24 orë: 903 gjoba trafiku dhe 726 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 13 aksidente me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas policisë, janë gjithsej 903 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 726 tiketat në bazë të ligjit Covid-19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 26 persona, 19 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 3 persona në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE