I pranishëm ishte edhe Nenad Rashiq, ministër i MPMS-së i cili është shprehur i bindur se ky projekt do të ketë ndikim pozitiv në realizimin e projekteve të qëndrueshme dhe në punësim të qëndrueshëm.
“Ndihem i gëzuar se po inaugurojmë një projekt që jam i bindur se do të ketë një ndikim të madh pozitiv, së pari në vullnetin e kosovarëve që ta kuptojnë se po përpiqemi që të krijojmë mundësi të ndryshme, projekte të ndryshme, që do të gjenerojnë vende të qëndrueshme të punës”, ka thënë Rashiq.
Ministri Rashiq tha se ky është fillimi i realizmit të një projekti të qëndrueshëm, së bashku me Bankën Botërore dhe me komuna, projekti në tërësi ka vlerën 60 milionë euro. Këtë vit kishim 2.1 milion që është shumë fillestare, vitin e ardhshëm do të kemi 6,5 milionë. Për këtë vit kemi realizuar 34 projekte në 25 komuna, ka thënë Rashiq.
Sipas tij, vitin e ardhshëm do të krijohen mundësi për projekte të tjera ndërsa ka bërë të ditur një informatë që Komisioni Evropian ka pranuar projektin “Kosova e bukur” të propozuar nga Ministria dhe këso projekte do të sigurojnë vende të reja të punës.
Edhe kreu komunal i Gjilanit Qemajl Musrtafa ka thënë se janë këto projekte të prekshme, praktike, dhe se me ministrinë po punohet shumë e idetë tona po përqafohen.
“Patëm projekte në pastrim lumenjsh, pastrim pyjesh, pyllëzime, ndërtimin e Banesës Sociale, ku do të strehohen 25 familje skamnore, ndërsa ky projekt është në funksion të gjenerimit të vendeve të punës dhe në dobi të drejtpërdrejtë të qytetarëve të komunës”, ka thënë Mustafa.
Ai tha se kjo rrugë mjaftë e gjatë prej 7 kilometrave është një gjysmë unazë, kalon nëpër zonën urbane dhe është e rrezikshme për këmbësorë e ajo po bëhet me trotuar dhe do të bëhet me standarde e cilësi evropiane.
“Banka Botërore do të bindet se kemi përcaktim të saktë. Besojmë se donatorët do të na zgjasin dorën edhe në të ardhmen”, ka thënë Mustafa.
Përndryshe, vlera e këtij projektit është afër 160 mijë euro, punëkryese e punimeve në këtë projekt do të jetë kompania “EuroTrans” nga Gjilani, e cila ka angazhuar fuqi punëtore edhe nga Qendra Rajonale për Punësim (QRP), duke punësuar 25 punëtor. /2lonline/