Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet përgatitore që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës që lidhë mes veti fshatrat Sllatinë e Epërme dhe Ramjanin.
Me këtë rast kryetari Haliti, tha se qeverisja lokale e Vitisë, po vazhdon të realizoj projekte të shumta në të gjitha lokalitetet në interes të qytetarëve të saj.
Duke folur për këtë projekt infrastrukturor Haliti u shpreh se ata po vazhdojnë në krijimin e infrastrukturës rrugore, në veçanti të lidhjes së vendbanimeve të saj.
Ai tha se me këtë po krijohen edhe rrugë alternative dhe banorët kanë më të lehtë qarkullim dhe ju shmangen gjithashtu edhe rrugëve të gjata që ulin edhe shpenzimet në derivate për mjetet motorike. /2LONLINE/