Nga qytete plot jetë, te parqet kombëtare dhe deri tek plazhet mahnitëse të Rivierës Shqiptare, ndajmë me ju vendet më të bukur që duhen vizituar dhe gjërat më të mira që ka Shqipëria, shkruan portali i njohur belg, i specializuar për udhëtimet.
Shqipëria është një vend i vogël, por i mbushur me destinacione interesante.
Vija e gjatë bregdetare e me terren të thyer dhe shumë e bukur po bëhet ngadalë një destinacion turistik shumë i pëlqyer.
Arkitektura osmane, plazhet mahnitëse dhe ajri i freskët mesdhetar e bëjnë Shqipërinë një vend që duhet vizituar me patjetër nga udhëtuesit që preferojnë vendet më pak të udhëtuara.
Është në mënyrë të habitshme edhe një destinacion pushimesh i përballueshëm, gjë që e bën vendin perfekt për udhëtarët me buxhet të kufizuar.