Policia e Kosovës ka realizuar një takim me drejtorin e arsimit në Gjilan, KFOR in Amerikan, si dhe përfaqësues te ICITAP-it. Takimi u realizua ne lokalet e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan.
Me këtë rast drejtoresha e DKA-së, Shqipe Kastrati-Haziri ka lavdëruar policin e Kosovës për bashkëpunimin korrekt dhe punën që po bënë PK-ja për krijimin e një ambienti të sigurt rreth shkollave ku numri i incidenteve është në rënie dhe dukshëm ma i vogël se në të kaluarën.
Rreshtere Sadete Sadiku nga Policia e Kosovës është zotuar se këtë vit do të shtohen aktivitetet në drejtim të bashkëpunimit me drejtorët e shkollave.
Po ashtu strategjia “Policia ne Bashkësi” do të jetë në fokus tê implementimit, dhe objektiv policore do të jetë “Krijimit i sigurisë nëpër shkolla të të gjitha niveleve” dhe i krijimit të afrisë dhe rritja e besueshmërisë se punëve policore në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Fare në fund pjesëtaret e KFOR-it amerikanë kane shpërndara mirënjohje për Policin e Kosovës në shenjë falënderimi për bashkëpunim nga ana e Policisë së Kosovës, për kontributin që po japin në ruajtjen e rendit dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë.