Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut ka organizuar Kampanjën për Dhurimin vullnetar të gjakut me datën 09.08.2023, në Kampin e Njësive Speciale “Enver Zymeri”.
Edhe kësaj radhe u dëshmua gatishmëria dhe karakteri human e sfidues i pjesëtarëve të kësaj njësie për të ndihmuar dhe shpëtuar jetë të njerëzve në nevojë.
Përkundër shumë angazhimeve dhe punës me përgjegjësi, ata në një numër shumë solid prej 60 vetave ju përgjigjen këtij aktiviteti duke e dëshmuar se vërtet Policia e Kosovës gjithmonë dhe në çdo kohë është në shërbim të qytetarëve dhe vendit. /2LONLINE/