Pjesëtarët e Regjimentit të tretë të Komandës së Forcave Tokësore (KFT),përfunduan trajnimin dy javor “Ndihma e Parë në Fushë Betejë” të realizuar nga instruktorë të ushtrisë Turke të cilët po japin një ndihmesë të madhe në ngritjen dhe avancimin profesional të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e nivelit profesional të pjesëtarëve të Regjimentit të Tretë të KFT-së për shpëtimin e jetës në kushte të vështira gjatë operacioneve në fushë betejë. /2LONLINE/