DYLON

Në shkollat e Vitisë po vazhdon testimi i nxënësve dhe personelit shkollor ndaj virusit Covid-19

Në shkollat e Vitisë po vazhdon testimi i nxënësve dhe personelit shkollor ndaj virusit Covid-19
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Viti, konkretisht stafi shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), në bashkëpunim me shtabin komunal dhe Task Forcen e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), kanë vazhduar sot me testimin e nxënësve dhe personelit arsimor nëpër shkollat e komunës së Vitisë, për të ditur gjendjen e saktë të situatës me Covid-19 nëpër shkollat e kësaj komune.

Drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili, tha se kjo po bëhet me qëllimin me të mirë që të bëhet identifikimi i personave të prekur nga ky virus dhe të merren masat e duhur në parandalimin e përhapjes së saj.

EkoHigjiena

Ajo tha se përmes testimit të nxënësve dhe të personelit shkollor pos mbrojtjes së shëndetit publik bëhet parandalimi i mbylljes së mësimit pra me prani fizike dhe kalimit në mësim online. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.