Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke i ’u ofruar pjesëtarëve të saj mundësinë e shkollimit si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Duke u bazuar në këtë objektiv instruktorët e specializuar në fushën e këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin tre javor “Simboli i Ujkut”
Ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve që përfunduan trajnimin u mbajt sot në Kazermën Ushtarët e NATO-s në Istog, në praninë e Zëvendëskomandantit të Komandës së Forcave Tokësore kolonel Hysen Dreshaj si dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së.
Trajnimi ishte i ndarë në tri pjesë, duke filluar me testimet fizike dhe ligjëratat në klasë, për të vazhduar me operacionet e terrenit (sulmi, repilimi, reagimi ndaj kontaktit si dhe kalimi i pengesave ujore ) dhe për ta përmbyllur me operacionin final 72 orësh që përfshinte 7 komuna dhe 110 km marshim në këmbë me 30 kg pajisje ushtarake si dhe 1800 kalori ushqim në ditë.
Trajnime të tilla ndihmojnë pjesëtarët e FSK-së që të jenë të përgatitur gjatë tërë kohës për tu përballuar me çdo situatë që paraqitet në vendin tonë. /2LONLINE/