Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani
Me moton “Libri triumfon” sot është hapur edicioni i 23-të i Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00.
Pjesë e këtij Panairi është edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani.
***
Hyrja për vizitorë: pa pagesë!
Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.
Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00. /2LONLINE/