Pjepri mund të përdoret si shtesë e sallatave, ëmbëlsirave apo në formë të supës. Këto janë disa nga benefitet më të rëndësishme shëndetësore:
Pjepri përmban një numër të madh të përbërësve ushqyes. Ata përmbajnë 0 yndyrë, përmbajnë shumë pak kalori, vitaminë C, vitaminë B si dhe magnez.
Stabilizon shtypjen e gjakut– Në përgjithësi shumë fruta dhe perime kanë aftësi të përmirësojnë shtypjen e gjakut.
Përmirësojnë shëndetin e eshtrave– Pjepri ka disa përbërës ushqyes, që kanë rol në mirëqenien e eshtrave. Prania e vitaminës K dhe magnezit në pjepër ju siguron eshtrave fortësi.
Përmbajnë sasi të lartë të ujit dhe elektroliteve – Nëse dëshironi të mbani trupin të hidratuar, gjëja e parë që ju bie në mend është të pini ujë.
Pastron lëkurën – Ngrënia e pjeprit mund të përmirësojë shëndetin dhe pamjen e lëkurës, për shkak se përmban një sasi të lartë të vitaminës C.
Forcon sistemin imun – Vitamina C është e njohur për përmirësimin dhe forcimin e sistemit imunitar. Shumë hulumtime, kanë treguar se vitamina C mund të parandalojë infeksionet dhe inflamacionet.
Përmirëson tretjen – Pjepri përmban fibra dhe përbërës të tjerë, që ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të sistemit tretës.
Përmirëson shikimin – Pjepri përmban dy antioksidantë shumë të rëndësishëm siç janë: luteina dhe zeaksantina. Këto dy antioksidantë përmirësojnë shëndetin e syve dhe parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve të syrit.