Temperatura rekord prej 45 gradë Celsius janë parashikuar në pjesë të Frances jugore, me një paralajmërim të jashtëzakonshëm të motit. Per kete, ministrat francezë zhvilluan një takim për të vlerësuar përgjigjen qeveritare ndaj të nxehtit.
Kryeministri francez, Edouard Philippe, tha se drejtorët e shkollave dhe bashkitë kanë mbyllur 4,000 shkolla apo kanë pezulluar mësimet, duke u kujdesur për fëmijët në dhoma të ftohta, për prindërit që nuk mund të ofrojnë kujdes.
“Ne i kemi dhënë drejtorëve dhe bashkive mundësinë për të mbyllur shkollat nëse mendojnë se është gjëja e duhur dhe janë mbyllur 4,000 shkolla si dhe është ofruar ndihmë e veçantë për familjet”, tha ai.
Pas takimit, Philippe tha se hapat janë marrë për të mbrojtur personat më me rrezik, përfshirë të moshuarit dhe të pastrehët.