DYLON

Fotoja e ditës, çifti shqiptar votojnë ditën e martesës

Fotoja e ditës, çifti shqiptar votojnë ditën e martesës
Avatar photo Elife Sherifi

Në Shqipëri u zhvilluan votimet në 61 komuna në gjithë vendin, ku beteja kryesore ishte pjesëmarrja, pasi opozita kundershtonte procesin zgjedhor.

Por, pjesëmarrja ishte po aq e rëndësishme sa dasma për një çift i ri shqiptar, të cilët iu drejtuan kutive të votimit në ditën e kurorzimit të dashurisë.

Këtë të diel të 30 qershorit, kishin vendosur ta festonin ditën e martesës, por për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim morën pak minuta nga ceremonia e tyre martesore.

EkoHigjiena

Fotoja e çiftit është publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Nën titullin “FOTO e Ditës”, Balla e ka komentuar kështu:  “Photo of the Day: Një çift i ri ka lënë dasmën disa minuta për të shkuar në Qendrën e Votimit”, shkruajti Balla.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.