Bananet janë fruta tropikale që bashkojnë energjinë, mineralet dhe vitaminat, të përshtatshme për të gjitha llojet e dietave, përfshirë edhe ato për humbje peshe.
Ato janë një burim i madh sheqernash, mineralesh të ndryshme si kaliumi, magnezi, hekuri dhe beta-karoteni. Janë të njohura edhe për përmbajtjen e lartë të vitaminave, largimin e yndyrave nga trupi, etj.
Hipertensioni arterial
Bananet janë një burim i mirë kaliumi, mineral i cili mungon tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Këshillohet një banane në ditë, në mëngjes. Falë këtij rituali të mirë, presioni arterial mund të rikthehet në nivele optimale.
Bananet kundra depresionit
Shumë njerëz që vuajnë nga depresioni ndihen më mirë pasi kanë ngrënë një banane. Hulumtuesit kanë zbuluar që bananet përmbajnë tripoftan, një aminoacid esencial që duhet të jetë prezent në dietën tonë sepse organizmi vetë nuk arrin ta sintetizojë. Kur hyn në trupin tonë, transformohet në serotoninë, e njohur ndryshe edhe si hormoni i lumturisë.
Bananet kundra stresit
Stresi mund të shkaktojë ndryshime në organizmin tonë dhe të bëjë që nivelet e kaliumit të ulen. Për t’i balancuar, është ideale të konsumoni një banane, sepse është një nga burimet më të mira të kaliumit që mund të sigurojmë.
Problemet me tretjen
Bananet janë një nga ushqimet më të rekomanduar për të përmirësuar tretjen. Falë përmbajtjes së lartë të pektinës, një fibër që përshpejton tretjen dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi, bananet janë ideale për të trajtuar problemet me tretjen e ngadaltë.
Sindromi premenstrual
Duke qenë të pasura me vitaminë B6, bananet kanë një efekt pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu vitaminat e grupi B ndikojnë në reduktimin e disa simptomave të sindromit menstrual që prek mijëra gra. Konsumi i tyre ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të shkaktuar mbajtja e lëngjeve në bark, që ndodh më shpesh në këtë fazë të ciklit menstrual.