Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar në profilin e tij në facebook se mbrëmë, me rastin e përvjetorit të 14-të të rindërtimit të Urës së Vjetër të Mostarit nga mesi i shekullit XVI, parakaluan simbolikisht tek ajo udhëheqës politikë e shtetërorë nga rajoni, si dhe diplomatë e ambasadorë të shumtë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ja postimi i plotë i Kurtit:
Mbrëmë, me rastin e përvjetorit të 14-të të rindërtimit të Urës së Vjetër të Mostarit nga mesi i shekullit XVI, parakaluam simbolikisht tek ajo udhëheqës politikë e shtetërorë nga rajoni, si dhe diplomatë e ambasadorë të shumtë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Aty ishin edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i Greqisë, Aleksis Cipras, i Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deputeti i SPD-së në Bundestagun gjerman, Josip Juratoviq, ambasadori i Greqisë në B&H, Georgios Iliopoulos etj.
Nën organizimin e Qendrës për Paqe nga Mostari kjo ngjarje u pasua me biseda midis neve të ftuarve, gjatë darkës pranë lumit Neretva.