Kryetari i Komunes së Kamenices, Qëndron Kastrati së bashku me Fatmir Agaj nga Drejtoria Komunale e Arsimit kanë pritur në takim Kordinatorin e organizates gjermane ‘Humanity First’ për Ballkan, Zubejr Kan, përfaqësuesin e kësaj organizate në Kosovë, Xhinahudin Saif, ku kanë diskutuar për projektin e financuar nga kjo organizatë në Karaçevë të Poshtme.
Pas takimit, Kryetari Kastrati së bashku me Kordinatorin Zubejr Kan, përfaqësuesin për Kosovë, Xhinahudin Saif si dhe drejtorin e shkollës “Asllan Thaçi”, kanë përuruar këndin e lojërave në parkun e Karaçevës së Poshtme, i financuar nga kjo organizatë.
Kryetari Kastrati tha se është tejet i lumtur që organizata ‘Humanity First’ ka shprehur gatishmërinë për të financuar një projekt të tillë.
“Falenderoj Zotéri Kan për interesimin e tij, që të realizojnë këtë projekt. Uroj e shpresoj që të ketë kushte më të mira për fëmijët që të kalojnë kohën e lirë”, ka thënë Kryetari Kastrati.
Kodrinatori i organizatës gjermane ‘Humanity First’ për Ballkan, Zubejr Kan ka falenderuar Kryetarin Kastrati për mundësinë e dhënë që të kontribuojnë në këtë projekt.
“Jam shumë i lumtur që kemi bërë sado pak një kontribut këtu. Shpreh ndjeshmërinë time për këta fëmijë të këndshëm dhe të lumtur. Këta janë e ardhmja e Kosovës, dhe nëse këta janë të lumtur atëherë jemi edhe ne. Këtu do të jemi edhe për raste tjera brenda mundësive tona”, ka thënë ai.
Drejtori i shkollës “Asllan Thaçi” në Karaqevë të Poshtme, ka falenderuar organizaten ‘Humanity First’ për financimin e projektit.
“Ky projekt është në të mirë të komunitetit dhe nxënësve. Projektet e tilla janë të mirëseardhura. Në emër të nxënësve dhe komunitetit iu falenderoj shumë”, ka thënë ai.
Vlera e investimit në këtë projekt është 5497€, ku përfshihen elemente të ndryshme të lojërave, veranda për diskutime dhe rekreacion, si dhe pajsije të tjera sportive.
Mirëmbajtja e mëtutjeshme e këtij këndi të lojërave do të bëhet nga Komuna e Kamenices.