DYLON

Skitarët e rinj fituan pesë medalje në garën e FIS-it në Mavrovë

Skitarët e rinj fituan pesë medalje në garën e FIS-it në Mavrovë
Avatar photo Redaksia

Skitarët e rinj të Kosovës kanë fituar pesë medalje në garën e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet për U-14 dhe U-16 në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, disiplina e sllallomit.

Lirika Deva fitoi medaljen e artë në grupmoshën U-14 me kohë 1.00:60 minuta nga të dyja lëshimet, ndërsa e dyta doli Elena Hoxha me kohë 1.07:08 minuta.

Në grupmoshën e njëjtë, por tek meshkujt, Klos Vokshi zuri vendin e parë, me kohë 1:04.22 minuta, ndërsa Dren Spahiut (U16) nuk i priu fati, pasi doli nga shtegu.

EkoHigjiena

Në grupmoshën U-16, Era Deva zuri vendin e parë me kohë 1:07.38 minuta nga të dyja lëshimet, ndërsa Klana Kryeziu doli e dyta me kohë 1:08.07 minuta. Etna Nura ishte e pafat, pasi doli nga shtegu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.