DYLON

Komuna e Vitisë vlerësohet ndër komunat më transparente në Kosovë

Komuna e Vitisë vlerësohet ndër komunat më transparente në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë serish llogaritet ndër komunat më transparente në Kosovë. Këtë gjë e dëshmon sot edhe publikimi i raportit “Transparometri 2019” nga Instituti Demokratik i Kosovës, që është zhvilluar në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”, të mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Ndonëse matja është bërë në 38 komunat e Kosovës, Vitia është radhitur e treta me gjithsej 83.33 % duke lënë pas vetës edhe komunat të mëdha si: Gjilanin, Pejën, Prizrenin, Ferizajn etj, thuhet në njoftimin e komunës.

Nëse bëhet një krahasim të Komunave sipas regjioneve atëherë Vitia del e para në regjionin e Anamoravës. Përndryshe sipas organizatorëve qëllimi i Transparometrit është rritja e transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal, si dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen lokale.

EkoHigjiena

Matja dhe vlerësimi janë bërë bazuar në disa indikatorë që janë përzgjedhur konform ligjeve dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale.

Hulumtimi për indeksin e transparencës është realizuar gjatë periudhës nëntor- dhjetor 2019 dhe është kryer nga KDI dhe NGO AKTIV. Ndërkaq në këtë takim nga komuna e Vitisë kanë marrë pjesë: Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Mustafë Mehmeti, thuhet në njoftimin e komunës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.