Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me nënkryetarin Bojan Stamenkoviq, kanë bërë përurimin e fushës sportive në shkollën “Idriz Seferi” në Strezovc.
Ky projekt në vlerë prej 27 mijë eurosh, është financuar nga zyra e BE-së në partneritet me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ndërkaq është implementuar nga organizata IOM.
Kryetari Kastrati tha se projekti për fushën sportive ka shumë rëndësi për fëmijët e kësaj ane.
Ai falënderoi zyrtaren nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Biznesve Vildane Maliqin, për mbikqyrjen e projektit dhe Burim Canajn i cili ndihmoi dhe shërbeu si urë lidhëse mes Komunës së Kamenicës dhe organizatës IOM.