Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni policor në Viti, ka pranuar një informatë për të shtëna nga armë zjarri në një aheng familjar në një fshat të Vitisë.
Me datën 21.01.2022 në bazë të video incizimit të pranuar është arrit të identifikohet lokacioni në fshatin Drobesh, komuna Viti, ku është kontaktuar pronari i shtëpisë Xh.I. (i lindur 1971) i cili kishte një aheng familjar dhe ka pranuar se nga disa pjesëmarrës të këtij ahengu është shtënë me armë zjarri.
Nga i njëjti janë konfiskuar fillimisht dy revole me gas të llojit: EKOL Special 99 të cal. Mm, gjersa hetimet janë zgjeruar dhe sot me 22.12.2022 në orët e pasdites personit që kishte organizuar ahengun e ka dorëzua edhe një armë automatike AK-47 e cila është konfiskuar nga policia.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti me kallëzim penal ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” i njëjti pas intervistimit ndalet në mbajtje për 48 orë.
Procedura e mëtejme hetimore në lidhur me këtë rast , vazhdojnë. /2LONLINE/