Drita kampion, Gjilani nënkampion, e urimet për këtë vijnë edhe nga kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sipas të cilit, dy gjigantët e qytetit do ta pushtojnë Evropën.
“Urime titullin e kampionit së Superligës lojtarëve të Dritës, kryesisë, Intelektualëve dhe presidentëve të klubit, z. Flamur Bunjaku e z. Valon Murseli. Urime, po ashtu, lojtarëve të SC Gjilanit, kryesisë, Skifterave dhe presidentit të klubit, z. Florim Zuka, për sigurimin e pjesëmarrjes në garat europiane”, ka uruar kryetari Haziri.
“Përshëndetje nga Kryeqytetit i Sportit”, përmbyll urimin e tij i pari i komunës së Gjilanit.