DYLON

Qyteti i Gjilanit – Olimpi i futbollit

Qyteti i Gjilanit – Olimpi i futbollit
Avatar photo Redaksia

Historia është mbi individët, mbi klubet, ndërsa ata bëhen të saj në aso kuptimi kur individët, klubet shndërrohen në histori.

Shkruan: Nehat Osmani –    2LONLINE.com

KF”Drita” e SC”Gjilani” po shkruajnë historinë e qytetit tonë, me lavdinë e tyre po hapin rrugët e Europës edhe kur ato janë të mbyllura.

EkoHigjiena

“Intelektualët dhe “Skifterat” duke lartësuar egon dhe unin e tyre i skalitën në virtyt të mburrjes sonë, fortifikuan qytetin tonë në “KRYEQYTET TË FUTBOLLIT”.

Dy klubet tona u ngritën mbi mundësitë e tyre për ta bërë një qytet krenar, të pamundurën ta bëjnë të lehtë.

Që ne Gjilanasit ta jetojmë!

Që këtë begati ta shfrytëzojmë për të mirën e rinisë sonë dhe qytetit tonë.

Përgëzimet e urimet më të sinqerta për këtë TITULL KAMPIONI e NËNKAMPIONI dy klubeve tona, këtë sukses unikal të qytetit tonë, me dëshirë që qëndisja e titujve të stërmbushin vitrinat e vargojnë sirtarët tona.

Futbollistët dhe tifozët e thanë fjalën e tyre, tani është në duart tona!

T’u mundësojmë atë që ata neve na mundësuan!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.