DYLON

KFOR’i turk shpërndau dhurata për fëmijët e mbrojtur në Gjilan

KFOR’i turk shpërndau dhurata për fëmijët e mbrojtur në Gjilan
Avatar photo Redaksia

KFOR’i turk në Gjilan ka shpërndarë të hënën dhurata për fëmijët e mbrojtur, në vigjilje të festës së Kurban Bajramit.

Në ceremoninë e shpërndarjes, ka marrë pjesë kontigjenti turk në krye me kolonelin Behlul Behlul, sikurse edhe i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri e ka falënderuar KFOR’in dhe popullin turk për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjilanit, në shumë fusha.

EkoHigjiena

“Në vigjilje të festave të Bajramit, armata turke tradicioalisht shpërndan dhurata për fëmijët e komunës së Gjilanit. Ne sot e kemi zgjedhur kategorinë e mbrojtur, të cilët i kemi mbështetur gjatë kohës së pandemisë, ndërkaq për këtë festë të Kurban Bajramit, i kemi përzgjedhur për t’i gëzuar me dhurata”, tha Haziri.

“I falënderoj për mbështetjen e tyre edhe si armatë, politikë e diplomaci. TIKA dhe Ambasada turke janë partner të mëdhenj zhvillimor në komunën e Gjilanit, ndërkaq ushtria është ajo që e mirëmban paqen me mandat të NATO. Ndërkohë, Komuna e Bursas dhe qyteti i vjetër Yildirim, janë partnerë tanë, e ndihmon në vazhdimësi arsimin, kulturën dhe zhvillimin lokal ekonomik”, ka shtuar Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.