Komandanti i Forcave te jug -lindjes Kolonel Nicola Perrone i shoqëruar nga komandanti i LMT kapiteni Burhan Albajrak dhe një pjesë e kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu.
Kryetari Aliu e njohu kolonelin me punën dhe të arriturat e KBI-së, së Gjilanit. Ai gjithashtu falënderoi edhe komandantin e LMT kapitenin Burhan Albajrak për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që kan me KBI në Gjilan. Ai ndër tjerash e njoftoi për aktivitetet e KBI- së derisa pjesë shumë me rëndësi është bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivojmë në vazhdimësi.
Koloneli Perrone e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje për këtë Këshill, në mënyrë që ata t’i realizojnë projektet e tyre të synuara e në veçanti ato të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe në ruajtjen e bashkëjetesës ndërfetare e cila në Kosovë është shembulli më i mirë në rajon dhe më gjerë.