Në kuadër të manifesitimit “Lulëkuqet e Prillit”, në Komunën e Kamenicës janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore me karakter garues, siç kanë qenë: mbrëmja e rapsodëve, festivali i teatrove amatore, konkursi letrar dhe konkursi i artit vizuel.
Ky manifestim ka filluar me shfaqjen e dramave dhe komedive të ndryshme nga teatrot amatore nga gjashtë Komunat e Kosovës, të cilat kanë qenë: Kaçaniku, Lipjani, Suhareka, Podujeva, Prishtina dhe Skenderaji.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka bërë ndarjen e shpërblimeve të këtyre teatrove amatore.
Vendin e parë e zuri “Teatri i të Rinjëve të Qytetit”, nga Prishtina, vendin e dytë Grupi dramatik i SHKA “Gryka e Kaçanikut” dhe vendin e tretë “ Ëndrra” nga Suhareka.
Ndërsa aktorja më e mirë u zgjodh Ardita Bilalli, nga Kaçaniku dhe aktori më i mirë Ibrahim Thaçi, nga Prishtina.
DKRS ka bërë ndarjen e shpërblimeve edhe për fituesit e konkursit letrar, ku u shpërblyen poezitë dhe tregimet më të mira.
LEXO: Ja rezultatet e konkursit letrar “Lulëkuqet e Prillit” 2019
Në fund të këtij manifestimi janë shpërbyler fituesit e konkursit të artit vizuel “Paneli i Prillit” – Edicioni i I.
Çmimi për karrierë i takoi artistit, profesorit Ahmet Ibrahimi, çmimi i blerës për këtë edicion në lëminë e pikturës i takoi Idriz Elshanit, çmimi për pikturë Arbenita Kryeziut dhe çmimi për grafikë i takoi Bislim Elshanit.