Allegri: 600 golat e Messit frymëzim për Ronaldon

Allegri: 600 golat e Messit frymëzim për Ronaldon

10-shi magjik i Barçës, Messi, shënoi dy herë të mërkurën mbrëma në fitoren 3-0 ndaj Liverpoolit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke arritur shifrën e 600 golave për klubin.

Ronaldo e arriti i pari këtë shifër magjike pas golit në fundjavë ndaj Interit, e që ishte goli i 27-të në sezon pas largimit nga Reali vitin e shkuar.

Synimi i CR7 është gara për “Këpucën e Artë” në Serie A, sepse atë në Evropë është rrugës për ta fituar Lionel Messi që prin me 34 gola.

Megjithatë, Allegri beson se paraqitja mbresëlënëse e Messit në Champions League, do ta motivojë portugezin për të arritur objektivin.

“Messi është stimul i mirë për Ronaldon”, ka thënë Allegri para ndeshjes me Torinon të premten. Kemi një derbi dhe Messi arriti 600 gola dje. Ai (Ronaldo) do të ndizet më shumë për të ecur lart në listën e golashënuesve dhe synon të përfundojë sezonin si top-golashënues në Serie A”, ka thene trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Deri më tani këtë sezon, Messi ka shënuar 48 gola në 46 paraqitje me Barcelonën, kurse Ronaldo 27 gola në 40 paraqitje për Juventusin.

KOMENTE