Kanë përfunduar aktivitetet “Ditët e Mërgatës 2024”, organizuar nga Komuna e Gjilanit e që u mbajtën nga 25 korriku deri me 5 gusht.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se gjallëria iu është kthyer qytetit tonë nga ardhja e mërgimtarëve.
“Me plotë aktivitete nga më të ndryshmet, festuam së bashku”, tha Hyseni.
Këto janë aktivitetet të cilat u realizuan gjatë “Ditëve të Mërgatës 2024”:
Ato nisën me ekspozitën “Ekzistenca” edicioni ll-të ku ishin artistët nga mërgata.
Pastaj u mbajt koncerti i motoristëve”Real Bikers” Ernesa Surdulli, Kreshnik Koshi nga grupi NA, Abbey Road Band dhe Bashkim Kërçeli.
Është mbajtur edhe koncerti organizuar nga komuna për mërgimtarët, ku kanë kënduar: Naser Berisha, Rock Bendi TNT, Nita Latifi & band dhe Albina Jakupi & band.
Aktivitet tjetër ishte edhe Festivali “N’Karadak krisin tupanat” defile dhe koncert nga përfaqësues nga shoqëri kulturo artistike nga disa shtete të ndryshme.
Këto grupe nga Italia, Greqia, Kroacia, Slovenia, Emiratet e Bashkuara dhe Qipro, kanë defiluar nëpër qytet e më pas kanë argëtuar qytetarët.
Po ashtu është mbajtur edhe “Neja e Diasporës” dhe forumi ekonomik “Njihuni me investitorët e diasporës nga Gjilani”, organizuar nga platforma mediale nga Zvicra Alb Info.
Derisa kanë kënduar Elita 5, Naser Berisha, Hekuran Bllaca, Korab Shaqiri dhe Faton Isufi.
Aktivitetet kanë vazhduar me “Cirkun Veror”, ku fëmijët janë argëtuar me shfaqje komike nga akrobatët.
Është dhënë edhe shfaqja “E vërteta” nga Teatri i Gjilanit.
Po ashtu në kinemanë e hapur është shfaq filmi “There’s still tomorrow”.
Derisa aktivitetet kanë vazhduan me “Angros Festival-Edicioni 7”. Angros Food, Angros Rock Vibes, Angros Electronic, Angros Traditional dhe Angros Kids.
Pëmbyllja e aktiviteteve “Ditët e Mërgatës”, u bë me shfaqjen “Stand Up Comedy Night”. /2LONLINE/