Përkrahës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e banorë të tjerë të fshatit Përlepnicë janë tubuar të gjithë së bashku për tu mobilizuar e për të treguar edhe një herë se vazhdojnë të qëndrojnë në ballë të proceseve historike e ndryshimeve të mëdha të kombit shqiptar.
Përlepnica është fshati i ndryshimeve të mëdha, i njerëzve të mëdhënj e figurave të rëndësishme historike që ka ditur gjithmonë ta lidhë fatin e saj me fatin e kombit. Të dielën do të votojnë për ndryshim, për qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e për Albinin kryeministër.
e sponsorizuar